Organizmi ynë ka nevojë për karburant, energji, pra kalori.
Studimet na informojnë që mëngjesi ju ndalon të mbërrini të uritur në orën e drekës, ju ndihmon gjithashtu për linjat dhe gjithashtu ju ndihmon të keni performanca të mira pune.
Truri ynë, ashtu si dhe muskujt, funksionojnë mirë me një ushqim të mirë. Nevoja energjetike është e nevojshme në këtë moment të ditës, për këtë arsye mëngjesi ideal për një person të rritur duhet të përmbajë 400 deri ë 600 kalori, që prezanton 25 deri në 30% nga të gjitha kaloritë që futen gjatë gjithë ditës.
Mëngjesi ideal: Karbohidratet
Pra, çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të mbërritur të kënaqur me atë 25% të nevojave tona ditore.
Ja përbërja perfekte: 53% duhet të jetë i zëvendësuar me karbohidrate, të cilat ngopin dhe në tretjen e ushqimit. Mundësisht, duhet të konsumoni 65 g karbohidrate dhe 6 fibra. Nëse zgjidhni bukën, biskotat dhe bukët e thekura integrale, do të keni si karbohidrate dhe fibra.
Mëngjesi ideal: Yndyrnat
Yndyrnat janë shume të rëndësishme në konsumimin e përditshëm, veçanërisht në mëngjes. Por që të jenë të mira për shembull: 15 g me vaj ulliri që siç e dimë është shumë i shëndetshëm për organizmin tonë.
Mëngjesi ideal: Proteina
Përfundojmë me proteinat, “tullat” e trupit tonë. Të rëndësishme për mëngjesin tonë ideal, të cilat zenë 20% nga totali ushqyes. Ato më të mirat janë të qumështit dhe të kosit ose të vezëve.
Kini parasysh që këto përbërës mund të jenë prezente dhe të gjitha sëbashku tek një ëmbëlsirë e mirë të bërë në shtëpi, ndoshta të përgatitur me vaj në vend të gjalpit, vezët, mielli, qumështi ose kosi, frutat e thata ose të freskëta.
Si do që të jetë, kini parasysh këto shenja ushqimore për të ndërtuar ushqimin tuaj perfekt dhe do vini re që jo vetëm do ndiheni të kthjellët nga ana mendore dhe plot me energji fizike , por sidomos do të jeni më në formë.