Mentir Kikia: “Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që hu.mb shkon në bu.rg. Reforma në Drejtësi do të përdoret për të su.lmuar tjetrin”

Mentor Kikia, një prej gazerarëve dhe analistëve të njohur në vend, ka komentuar konf.liktin Rama-Meta. Sipas tij, kjo do të jetë një “ndeshje e fortë gladiatorësh” dhe në fund humbësi do të përballet me pas.oja të rënda. Madje, Kikia shkon deri aty sa hamendëson se humbësi do të përfundojë në b.urg.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Kikia tha se nuk i dihet se si do të përfundojë ky ko.nflikt. Analisti shtoi se Pesidenca mund të shndërrohet në bunker ku do që.llohet edhe me top për ta nxjerrë Metën jashtë.

Megjithatë, edhe pse mendon se “do të th.yhen koka” në këtë ndeshje Kryeministri-Presidencë, Mentor Kikia shprehet se kjo është gjë e mirë. Sipas tij, sot është koha të mundin njëri-tjetrin.

Konkretisht Kikia deklaroi:

Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që hu.mb shkon në bu.rg. Reforma në Drejtësi do të përdoret për të su.lmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe.
Ne më shumë d.ëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh. Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë. Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka.
Se deri ku do shkojnë nuk dihet. A do shndërrohet presidenca në bunker ku do që.llohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast. E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do thy.hen koka, nga ato koka që jemi lutur të th.yhen me kohë. Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë”.

Loading...