Mentor Haziri shpërthen ndaj RTSH pas mospranimit në Festivalin e Këngës

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mentor Haziri, ka reaguar ashpër ndaj Radio Televizionit Shqiptar, pasi nuk u pranua në Festivalin e Këngës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i muzikës rock thekson se nuk i është dhënë asnjë arsye për mos pranimin e këngës në festival.

Haziri ka hedhur akuza të rënda në drejtim të RTSH, duke deklaruar se ata nuk i duan shqiptarët e Kosovës, pasi ata bëjnë konkurrencë aty, duke e shoqëruar këtë mendim me suksesin e këngëtares kosovare Rona Nishliu, e cila ishte një sukses i jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Eurovizion dhe duke e renditur për herë të parë në vendin e pestë në mbrëmjen finale të Eurovizionit.

Ish-vokalisti i grupit Kthjellu ka thënë më tej se asnjë konkurent nga Kosova nuk është pjesë e Festivalit të Këngës këtë vit.

Reagimi i plotë i këngëtarit:

“Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se ! Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise. Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar./joq

Loading...