Mentor Kikia: “AKU duhet ti bëjë publike analizat e ushqimeve”

NGA MENTOR KIKIA \ AKU duhet ti bëjë publike analizat e ushqimeve!

Një denoncim publik për cilësinë e produkteve të një kompanie bulmeti është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për “Lufta”-n, prodhuesin më të madh të qumështit dhe nënprodukteve të tij në vend. Një video, tregon se si dhalla e derdhur në rrugë ka lënë një gjurmë që nuk fshihet, gjë që nuk ndodh me qumështin natyral.

Kompania e cilësoi “Fake news” dhe garantoi se prodhimet e saj janë qumësht 100% natyral. Nuk po merrem me origjinalitetin e videos, por me problemin në tërësi.
Të gjithë prodhuesit pretendojnë se shesin produkte 100% natyrale. Por në 17 muajt e fundit, (2018 + Janar-Maj 2019) në vend kanë hyrë 4,600 ton vaj palme dhe 1,100 ton qumësht pluhur. Burime jo zyrtare thonë se pjesa dërrmuese e këtyre produkteve përfundojnë në fabrikat e bulmetit. Për vitin e shkuar prodhimi i qumështit u rrit me 1,4% ndërsa tregu i bulmetit u zgjerua me rreth 20%.

Beteja mes mediave(portaleve veçanërisht) dhe bizneseve nuk është e re. Por, ndërsa flitet për ushqimin që ne hamë, kjo nuk duhet konsideruar një “gjë” e rëndomtë.

Nëse ka su lme të qëllimshme nga media të caktuara, atëherë ato duhet të mbajnë përgjegjësi për p anikun e krijuar tek konsumatorët dhe d ëmin ndaj biznesit.

Nëse biznesi a buzon me cilësinë, ai duhet ndëshkuar, tashmë edhe sipas ligjit të ri. Por analizat nuk duhet ti bëjë ministri duke pirë kos, si Edmond Panariti dikur. Për ti dhënë fund shkallës skandaloze të mosbesimit, ab uzimit të pretenduar, por edhe s ulmeve “Fake news”, AKU duhet që analizat ti bëjë publike.

Qytetarët duhet të informohen se ato që konsumojnë janë vërtet të sigurta dhe produktet që blejnë janë vërtet ashtu siç shkruhet në etiketa. Dhe ky është një detyrim si ndaj qytetarëve ashtu dhe ndaj vetë prodhuesve.

E menjehershme pas publikimit te videos ka qene reagimi i kompanise me te madhe te perpunimit te qumeshtit ne Shqiperi-LUFRA
Lexoni me poshte deklaraten e LUFRAS
FAKE NEWS!

FALEMINDERIT QE NUK BINI PRE E FENOMENIT TE SHEKULLIT 👍🏼

Kemi heshtur sepse nuk kemi dashur qe keto media palaco me telenovela indiane, te mendojne qe ne ndjehemi keq nga goditjet e uleta qe na bejne. Por tani vendosem te reagojme, sepse duam tiu falenderojme te gjitheve ju qe na besoni cdo dite duke zgjedhur produktet tona, e mbi te gjitha ju qe komentoni dhe e mbroni produktin qe konsumoni cdo dite edhe pse iua fshijne komentin. Faleminderit.

Ndjehemi mire, MADJE KRENARE, qe per shkak te zgjedhjeve tuaja te perditshme jemi lider ne tregun e bulmetit prej 27 vitesh tashme. Kete nuk e ka lekundur asnje lajm fallco apo goditje nen brez pergjate gjithe ketyre viteve. Dhe nuk ka per te ndodhur, sepse shqiptaret jane te zgjuar, e bejne kollaj dallimin e mashtrimit nga e verteta.

Perse duhej qe nje vajze e vogel te derdhte “dhallen” dhe ta hidhte bidonin perpara kamerave? Perse i ra ne sy nje personi nje cope gelqere ne rruge, aq shume saqe mori mundimin te hapte kamerat? Keto dhe pyetje te tjera si keto shqiptaret dine tia bejne vetes, ndaj dhe vazhdojne te na zgjedhin cdo dite.

Gjithashtu sensibilizohemi me te gjitha bizneset e ndershme shqiptare te cilat sulmohen nga fenomeni “fake news”, ndoshta edhe me nje axhende te fshehur nga ata qe e financojne kete sulm.

Ne iu sigurojme qe cdo produkt i joni eshte 100% natyral. Ne mbledhim cdo dite mbi 45 000 liter qumesht lope nga me shume se 1000 ferma te medha dhe te vogla ne te gjithe shqiperine. Analizat e produkteve tona, behen rregullisht ne laboratore te huaj te akredituar. Ne rastin konkret, per tiu pergjigjur JOQ, dhalla behet me qumesht te fermentuar, uje dhe kripe dhe ne disponojme analizat e saj nga laboratori i Janines, Greqi. Kemi qene gjithmone pioneret e industrise se qumshtit ne vend duke rritur standartin e cilesise, sherbimit dhe inovacionit ne produktet tona dhe do te vazhdojme te jemi per shume kohe.

Se fundmi ju rikujtojme qe prej vitesh tashme dyert e fabrikave tona jane te hapura cdo dite te javes per tu vizituar nga cdo person i intersuar per ta pare nga afer procesin e prodhimit te produkteve tona.

Faleminderit 😀

Loading...