Mentor Kikia: “Unë nuk marrë vesh nga punët e artit në të tilla përmasa, por di njeri të më thotë se cfarë lloj koreografie ishte kjo”

Gazetari Mentor Kikia në një postim në Facebook ka ironizuar koreografinë e prag-ndeshjes Shqipëri-Francë.

Kikia shkruan se në disa momente fëmijët me të bardha iu dukën si kope delesh.

Postimi i plotë:

Une nuk marre vesh nga punet e artit ne te tilla permasa, por di njeri te me thote se cfare lloj koreografie ishte kjo? Ne ca momente femijet me te bardha mu duken si kope delesh qe kishin hyre per te kullotur.

E mbani mend besoj ceremonine e hapjes se Lojrave Olimpike ne Pekin? Ishte ne veper arti qe duhet futur ne listen e mrekullive te njeriut e qe duhet ruajtur nga UNESCO. Do thoni ju, ku kalamajt e Tiranes e ku Pekini.

Dakord, por cdreqin deshen qe e katranosen me kete shfaqe pra? Te fillonte loja, se rezultatin e dinim, dhe kaq.

Loading...