Mentor Kikia: “Vrapojmë si të babëzitur pas një q.irjeje, gajasemi, argëtohemi, shajmë, bëjmë moral, mallkojmë… “

Gazetari Mentor Kikia, i cili është njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Gazetarisë ka komentuar së fundmi videot që u bënë virale, teksa gazetaret në proçes regjistrimi të një kronike apo të një emisioni përdorën fjalën banale.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Kikia shkruan se nuk ka ngelur njeri pa e parë gazetaren Marsela Topi, e cila u komentua shumë pasi u tha dy djemve në studio “Pushoni mor çuna, ja q*fsha robt”.

Por problemi i pedagogut të gazetarisë nuk është ky….

Ndër rreshta, Mentor Kikia thekson faktin që e gjithë shoqëria shqiptare çmendet pas fjalës q*rje, dhe komentojnë pa fund video të tilla, entuziazëm ky që nuk tregohet në momentin që publikohet një skandal korrupsioni.

Më tej gazetari shprehet se video të tilla nuk dëshmojnë mungesën e edukatës tek dy, dyzet apo dyqind vajza, por sipas pedagogut na dëshmojmë se çfarë shoqërie perverse jemi ne.

Statusi i Mentor Kikias

Po ju kërkoj një NDJESË, të madhe që në fillim për këtë fjalë, por më duhet ta përdor.

Nuk ka ngelur njeri, besoj, që frekuenton rrjetet sociale, pa i parë nja dy vidoe, ku tregohen dy gazetare që gjatë punës së tyre, jo live, por në proces regjistrimi, përdorin një fjale banale, mesaduket në kushte nervozizmi.

U bënë virale. U shpërndanë, u panë e u lexuan, u komentuan e stërkomentuan. U bë moral edhe nga më i pamoralshmi dhe vajzat “banale” u telendisën. Iu morën foton nga faqet e tyre në rrjetet sociale, në plazh, në makinë, në dasma, në lokale…: “Ja kush eshte gazetarja që shau në studio”. A thua çfare kishte bere.

Po bashkohen edhe unë me moralistët, që fjalori i tyre ishte i padenjë për vajzat.(Edhe pse nuk e kuptoj se përse ca fjalë mund të pranohen si normale kur i thonë djemtë, e quhet skandaloze kur i thonë vajzat. Ndoshta parlamenti duhet të ndalet edhe këtu për çështjen e barazisë gjinore). Por e kam tjetër kund hallin.

Çfarë populli jemi që turremi pas nje fjale? Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur denoncohet një skandal korruptiv?

Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur publikohet një lajm që na dëmton interesat tona ekonomike e sociale? Si nuk u mobilizuam për ta bërë kauzë e ta shpërndajmë një lajm të mirë, që mund të na shërbejë si model, ndërsa kaq shumë ankohemi se na mbytën idojtët e injorantët?

Jo! Vrapojmë si të babëzitur pas një q*irjeje, gajasemi, argëtohemi, shajmë, bëjmë moral, mallkojmë…

Këto video nuk na dëshmojnë mungesën e edukatës tek dy, dyzet apo dyqind vajza. Por na dëshmojmë se çfarë shoqërie perverse jemi ne.

Dy ditë më parë gazetarja Marsela Topi bëri xhiron e rrjetit teksa iu publikua një video ku moderatorja e emicionit “Fakt” ka ‘shfrenuar’ fjalorin. Teksa diskutohej në studio tema e mos hapjes së negociatave dhe të ftuar ishin dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Altin Goxhaj, Topi u ndërpret fjalën dhe shprehet “Pushoni o çuna, pushoni ja qi*sha robt”. Me këto fjalë gazetarja u shpreh se nuk u drejtohej dy të ftuarve por dy djemve që kishin shoqëruar avokatin Cakrani.

Loading...