Mënyra natyrale për të parandaluar trashjen e gjakut

Kohëve të fundit, stili i jetës, aktivitetet e pakta fizike dhe ushqimi jo i shëndetshëm kanë një ndikim të madh negativ për shëndetin.

Mpiksja e gjakut është një gjendje në të cilën për shkak të yndyrës trashet gjaku dhe kështu pamundësohet qarkullimi efikas i tij.

Gjithsesi, ju mund ta parandaloni këtë çrregullim me anë të disa metodave dhe këshillave.

Disa nga to janë:

Home Shendetesi
Disa mënyra natyrale për të parandaluar trashjen e gjakut
Kliko per me shume info
Kohëve të fundit, stili i jetës, aktivitetet e pakta fizike dhe ushqimi jo i shëndetshëm kanë një ndikim të madh negativ për shëndetin. Mpiksja e gjakut është një gjendje në të cilën për shkak të yndyrës trashet gjaku dhe kështu pamundësohet qarkullimi efikas i tij.

Gjithsesi, ju mund ta parandaloni këtë çrregullim me anë të disa metodave dhe këshillave. Disa nga to janë:

Kliko per me shume info
Praktikoni stërvitje çdo ditë- Nëse dëshironi të shmangni mpiksjen e gjakut është shumë e rëndësishme të qëndroni fizikisht aktivë dhe të shmangni qëndrimin ulur për orë të gjata. Me anë të stërvitjeve, ecjes apo vrapimit ju do ta parandaloni një çrregullim të tillë.

Konsumoni hollues natyralë të gjakut- Krahas barnave dhe trajtimeve mjekësore, ekzistojnë edhe disa alternativa të tjera natyrale që bëjnë hollimin e gjakut. Disa nga këta përbërës janë: hudhra, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili.

Vishni kohë pas kohë çorape të ngushta- Nëse e dini që këmbët tuaja kanë tendencë të ënjten dhe keni qarkullim jo të mirë të gjakut, atëherë çorapet e ngushta dhe të gjata do të ishin një zgjidhje e mirë. Me anë të tyre do të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Ngrini këmbët tuaja lart- Duke qëndruar shumë ulur apo duke qëndruar në këmbë, ju po e pamundësoni qarkullimin normal të gjakut. Pasi të ktheheni në shtëpi, shtrihuni në shpinë dhe vendosni këmbët tuaja lart. Kjo lloj “stërvitje” do t’i ndihmojë shumë organizmit tuaj për të qarkulluar gjakun më mirë.

Mos i mbani këmbët kryq- Siguroheni që shpesh ta ndërroni pozitën e këmbëve. Njerëzit, që janë të rrezikuar nga mpiksja e gjakut nuk duhet t’i mbajnë këmbët të kryqëzuara për shumë kohë, sepse kjo do t’ua vështirësojë qarkullimin efikas të gjakut.

Loading...