Mërgimtar ka bërë një dizajn interesant mbi veturën e tij, figurën e Shën Terezëz me disa thënie të saj

Një mërgimtar ka bërë një dizajn interesant mbi veturën e tij, derisa ka vendosur që mbi të të jetë figura e Shën Terezëz dhe disa thënie të saj.

Nënë Tereza ose Shën Tereza ishte një humaniste shumë e madhe shqiptare, e cila ndihmoi miliona njerëz në mbarë botën.

Ajo për punën e saj është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, derisa e ka marrë Çmimin Nobel për Paqe. Punën e saj e vlerëson çdo njeri në botë, e mbi të gjitha shqiptarët.

Për kontributin e saj të veçantë, një mërgimtarë ka vendosur që veturën e tij të punës, ta dizajnoj me fotografinë e Shën Terezës dhe disa thënie të saj.

Mërgimtari që jeton në Zvicër, ka thënë se konceptin e këtij dizajni e ka bërë vet, ndërsa realzimi është bërë në bashkëpunim me disa shokë të tij.

Loading...