12. Gaforrja – Do vendosen në lëvizje dhe vëmendje sidomos në marrëdhënie me të tjerët. Do fillojë një periudhë antagoniste ndarjesh, por edhe bashkimesh. Ata që janë të ndarë mund të gjejnë një partner më të mirë. Ata që janë të pamartuar mund të gjejnë një partner të mirë dhe të martohen. Por ata që kanë lidhje problematike pune dhe personale fillojnë proceset e ndarjes. Paratë vijnë nga bashkëpunimet me të tjerët. Sa i përket shëndetit do të jenë pak të lodhur.
11. Luani – Mund të merren me dashuri, flirte ose udhëtim. Duhet të fillojnë të merren me çështjet e punës dhe madje do të jetë një periudhë pak stresuese, me shumë ngarkesë emocionale për sa i përket jetës së përditëshme dhe punës. Dashuria do të ecë mirë. Paratë do të fillojnë me shpenzime.
10. Binjakët – Do të fillojë një periudhë e rëndësishme e anës ekonomike dhe stresi për të mbledhur paratë ose detyrimet që u kanë të tjerët, ose për të shlyer detyrimet që kanë ndaj të tjerëve. Disa ngjarje që do mësohen nuk do të jenë në favor të tyre. Dashuria do jetë më shumë si një llogaridhënie. Shëndeti paraqitet me pak stres.
09. Peshqit – Një punë ose marrëdhënie që do fillojnë nuk do u japë garanci për më tepër. Nga ana shëndetësore nuk do të jenë keq, do të kenë energji për të bërë shumë gjëra. Gjatë këtij muaji do të shpenzojnë shumë para.
08. Peshorja – Në çështjet familjare fillojnë një sërë pyetjesh të rëndësishme për vijueshmërinë, që do i ngarkojnë emocionalisht. Dashuria vjen nga larg, e cila do t’i tërheqë gjatë kësaj periudhe të trazuar për të ikur larg. Do të kenë para mjaftueshëm për të planifikuar blerjen e një shtëpie ose prone.
07. Ujori – Nuk do të jenë praktikë, do të mbyllen në vetvete, por në datën 12 do të kenë një dashuri me shikim të parë. Mesi i muajit është ideal për të bërë realitet një ëndërr me punën.
06. Shigjetari – Rreth datës 12 mund të kenë një bashkëpunim ose afrim të ri, por mund të kenë dhe një përballje të papritur me një partneritet pune ose në jetën e tyre personale. Por rreth mesit të muajit, do t’ju realizohet një ëndërr me çështjet e punës dhe ekonomisë. Nga ana shëndetësore do të kenë pak dobësi.
05. Dashi – Do të çlirohen ekonomikisht, por edhe në lidhje me karrierën. Shpëtojnë nga e keqja që i ndiqte dhe fillon një epokë e re për ta. Dashur pa dashur do të kërkojnë më të mirën, një martesë me famë, me emër.
04. Akrepi – Ekonomia do të marrë përparësi dhe do të marrin informacionin e duhur. Do të jenë praktikë dhe planet e tyre do të jenë të matura dhe konkrete. Do të ndihen pak delikatë në një marrëdhënie personale të pamundur. Shpenzimet do të jenë pak më të tepërta nga ajo çfarë do marrin, por kjo do jetë e përkohshme.
03. Demi – Kontakte me jashtë, udhëtime, shpenzime gjatë këtij muaji. Po ndryshojnë vlerat dhe mendimet që kanë pasur. Ndryshime të mira dhe pozitive vihen re pas datës 15. Do t’u japin mundësi të bëjnë një hap konkret serioz dhe vendimet që do të marrin do t’u shkojnë mbarë.
02. Bricjapi – Fillojnë të bëjnë ndryshime të mëdha cilësore në jetën e tyre. Mund të hapin një biznes, mund të fejohen, mund të martohen, mund të ndryshojnë punë ose karrierë. Rreth datës 15 do të bëjnë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme.
01. Virgjeresha – Do jenë më të gëzuar dhe më largpamës. Ata që s’kanë fëmijë mund të bëhen me fëmijë. Dashuria është duke ardhur në jetën e tyre, por nuk do të mungojë edhe një krijimtari e re. Me vullnet dhe dëshirë do të arrijnë të kenë shumë fitime./tvklan