Zinxhiri i shpëtimit vijon që të komentohet në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dy personat që nuk u shpëtuan nga ky zinxhir, Iliri dhe Meridiani kanë folur së fundmi për të.
Ishte balerini i njohur ai që pyeti Meridianin se pse i tha Arjolës që mos të thoshte emrin e tij. Ai u shpreh se nuk donte që të shpëtonte Monikën vetë ai, meqenëse ia kërkoi aktorja e njohur.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Kot për kuriozitet, të betohem, pse i the Arjolës mos më zgjidh mua te zinxhiri?
Meridiani: Sepse nuk jam i kënaqur me Monikën që e ka përshtypjen për Einxhel dhe nuk e thotë. Dua të jem shumë i drejtë me njerëzit për disa gjëra. Unë Arjolën e kam shoqe edhe jashtë, e kur të dal jashtë dua ta shoh në sy. Nuk më intereson fare. Nëse publiku mendon se kaq ishte për mua, le ta vendosin ato, jo njerëzit këtu, e vendosin ato.
Iliri: E padiskutueshme
Meridiani: Nuk më shqetëson fare kjo pjesë. Por për aq kohë sa ti i ke mendimet edhe nuk i thua e bën të kundërtën, unë nuk jam me ty dhe nuk të shpëtoj dot. Ma tha Arjola të lutem, të lutem, e më përpara më ka thënë ‘mua Monika është personi që më ka mbajtur në kokë këtu
Iliri: Ok, me një fjalë të shpëtoi ty që ti të shkoje tek ajo
Meridiani: Unë nuk e bëja dot se thashë është çështje karakteri. Preferova te rrezikoja veten se sa nesër kur të dal të thotë u tregove kështu
Iliri: Nuk e kisha kuptuar këtë pasazhin prandaj
Meridiani: Ma tha 3 herë ‘të lutem shpëtoje’. Monika kur nuk të shpëtoi ty që ke dy muaj e gjysmë këtu, pres të bëjë për mua.