Merimanga, gjarpërinj dhe nepërka, 15 raste të rënda në spitalin e Fierit nga pickimet, mjekët japin këshilla si te ruhemi

Stina e verës ka sjellë përvecc temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarpërit dhe nepërkës.

Sipas mjekut intoksikolog, Lulezim Banushaj në spitalin Rajonal Fier në një periudhë gati dy javore janë paraqitur 10 raste nga pickimet nga merimanga dhe 5 raste të kafshuar nga nepërka dhe gjarpëri duke e ccuar në total në 15 numrin e pacienteve të cilët kanë ardhur në gjendje të rëndë.

Rastet në fjale kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vd ekja.

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës. Mjeku intoksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve.

Loading...