Merkel e thërret në takim Vucicin, çfarë do të flasin?!

Presidenti serb Aleksandar Vucic do të takohet të dielën në Paris me kancelaren gjermane Angela Merkel, bën të ditur gazeta serbe Blic, duke u thirrur në burime diplomatike.

Takimi sipas Blicit serb, u iniciua me sugjerimin e Merkel dhe do të mbahet të dielën herët në mëngjes para ceremonisë zyrtare që shënon ditën e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përcjell gazetametro.net.

Mësohet se dy liderët do të diskutojnë me theks i veçantë temën e dialogut Kosovë – Serbi.

Thaçi dhe Vucic para takimit të Parisit që do të mbahet më 11 nëntor, nesër do të takohen në Bruksel me përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini.

Dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Serbisë, janë duke punuar në arritjen e një marrëveshje finale në mes të dy vendeve, përmes korrigjimit të kufirit. Por, është Gjermania ajo e cila po insiston kundër një marrëveshje të tillë, me pretendimin se ajo do të ishte një model i rrezikshëm, i cili do të ngjallte idetë nacionaliste të prekjes së kufijve në rajon dhe Evropë.

Vucic e Thaçi të dielën pritet të takohen edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili raportohet të u ketë premtuar dy presidentëve atij kosovar dhe serb, se nëse ata pajtohen për planin e marrëveshjes, ai do të punonte me Merkelin për ta bindur që të ndryshojë qëndrim.

Plani i korrigjimit të kufirit, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, në Prishtinë se mbështet këtë plan, e tha qartazi kancelari austriak, Kurtz.

Loading...