Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vleresuar se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm për çeljen e negociatave, ndërsa vlerësoi me superlativa punën e bërë nga Maqedonia e Veriut.
Merkel theksoi se pas vendimit ajo ka komunikuar me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, por nuk përmendi kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Ju keni punuar shumë për hapjen e negociatave, a mendoni se iu është kthyer shpina Maqedonisë dhe Shqipërisë?
Merkel: Janë disa vende që kanë rezerva për çeljen e negociatave, patjetër që dhe do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Shqipërisë. Unë fola me Zaevin, e mbështes presidentin e Francës Macron për qasjen e tij për reformimin e Unionit, kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë.
Gjermania kërkoi që të hapen negociatat me të dy vendet, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë për çeljen e negociatave, duke filluar që nga ndryshimi i emrit, edhe Shqipëria ka bërë progres.
Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë aqsa të marrim një vendim unanim, të përbashkët, pasi ka ende punë për të bërë.