Merkel jep lajmin e shumëpritur për gjithë shqiptarët

“Nuk mund të flas për vendet e tjera, pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman.

Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv me për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.

Kjo ishte deklarata e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Numri një i Gjermanisë e bëri këtë deklaratë, pasi u pyet nga gazetarët lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy vendet skeptike për zgjerimin e BE. Merkel zgjodhi të mos flasë për vendet e tjera, por tha se Gjermania ka dhënë vendim pozitiv me aspekte të ndryshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse vendimi final i takon Bungestagut më 26 shtator.

Loading...