Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon një propozim të ri për tiu kundërpërgjur refuzimit të Presidentit Macron kundër Shqipërisë dhe Maqedonsië së Veriut.
Në takimin e nesërm, Kancelarja Merkel, pritet ti propozoj Macron që debati të shtyhet për në muajin Dhjetor ku ai duhet të paraqes një “Road Map” për projektin e tij për reformimin e Evropës dhe ky plan të jetë I kombinuar me një përgjigje konkrete për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisidimet.
Burime diplomatike në Bruksel thanë për gazetën Tema se në mbledhjen e nesërme nuk pritet të merret ansjë vendim dhe propozimi do të jetë që vendimi të shtyhet për në muajin Dhjetor, ku të shikohet mundësia e harmonizimit të propozimit francez me propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.