Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështeti nga ana e saj, përpara Parlamentit Europian në Strasburg, krijimin e një ushtrie të vërtetë europiane, menjëherë pas polemikave të krijuara për këtë çështje midis Donald Trump dhe Emmanuel Macron.
‘’Duhet të hartojmë një vizion që do na mundësojë një ditë të kemi një ushtri të vërtetë europiane’’, deklaroi Merkel përpara eurodeputetëve ku pati duartrokitje dhe mosaprovim gjatë fjalimit.
Liderja gjermane rikujtoi gjithashtu se kishte propozuar krijimin e një këshilli të sigurisë europiane me presidencë të radhës, ku do të mund të merren vendime të rëndësishme në mënyrë të shpejtë./atsh
Loading...