Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vendosë deri në seancën tjetër të kabinetit për pritjen e refugjatëve të tjerë nga kampi grek Moria.
“Konsultimet janë duke u zhvilluar dhe e kemi theksuar se në këtë pike ne do të shqyrtojmë familjet me fëmijë”, theksoi zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffen Seibert në një konferencë shtypi në Berlin.
Seibert pretendoi se në Lesbos “është një situatë shumë e veçantë në planin humanitar” dhe se ”Berlini po bashkëpunon me Athinën dhe partnerët e tjerë të BE-së”.
”Kancelarja dëshiron një zgjidhje europiane dhe pritja e migrantëve nuk mund të jetë problem i një vendi, qoftë i Greqisë, Italisë apo Gjermanisë, por një sfidë europiane”, theksoi Seibert.
Loading...