Një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues çka ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen 9 të këtij qyteti.
Për shkak të helmit që clirohet për shkak të këtyre mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, të cilat pritet të evakuohen nga banesat e tyre.
Sipas informacioneve, këto lëndë kimike hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën nduke çliruar gazra helmues.
Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.
Nga pamjet e siguruara nga Fax News vërehen shtëllunga tymi që kanë pushtuar zonën.