Merr flakë në lëvizje makina, dyshimet e para

Një mjet është përfshirë nga flakët në rrugën “Xhanfize Keko” dhe është djegur pjesërisht. Nga zjarri ka pautir vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak është bërë një difekt, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Loading...