Merr fund drama në Fier, dorëzohet i riu që kërcënoi me vetëvrasje

Ka marre fund drama e te riut qe tentoi te vetevritej ne Fier. Pas 5 orëve Elton Meta 31 vjeç, i cili që nga ora 22:30 kërcënonte se do të vriste veten, eshte vetedorezuar pas negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas është dorëzuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.
Ngjarja nisi pas një konflikti që 31-vjeçari Meta kishte pasur me familjarët e tij. Në një moment ai qëlloi në ajër duke shtuar kërcënimet se do të vriste veten, por fatmirësisht gjithçka u mbyll pa viktima.

Loading...