Merr medialien e lartë pasi ra heroikisht/ Ky është piloti i ‘Fantazmës së Kievit’ që rrëzoi 40 avionë rusë

Del foto e pilotit të ‘Fantazmës së Kievit’. Ai ra heroikisht në betejë muajin e kaluar pasi rrezoi deri në 40 avionë rusë.
Indiantimes shkruan se piloti është identifikuar si major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije. Për trimërinë dhe sakrificën e tij supreme, atij i është dhënë pas vdekjes ltitulli më i lartë ushtarak i vendit të tij, Urdhri i ‘Yllit të Artë’ dhe titulli ‘Hero i Ukrainës’.

Tarabalka vra duke drejtuar një MiG-29 ndërsa po luftonte me avionet armiq. Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, Tarabalka rrëzoi 40 avionë rusë derisa u vra. Raporti thoshte se helmeta dhe syzet e tij – gjithçka që mbeti nga heroizmi i tij, tani janë vendosur të dalin në ankand në Londër.

Tarabalka u bë një legjendë kur qeveria ukrainase i dha urdhër pilotit të atëhershëm anonim për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë në ditën e parë të luftës.

“Njerëzit e quajnë atë ‘Fantazma e Kievit’. Dhe me të drejtë”, tha postimi zyrtar në Twitter.

Loading...