Anëtarët e komunitetit të LGBTI mbajtën sot paradën e përvitshme atë të “Krenarisë”.
Në këtë paradë morën pjesë një numër i konsiderueshëm personash, mbështetës të këtij komuniteti, të cilët kanë mbajtur një marshim në bulevardin kryesor, “Dëshmorët e Kombit”.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorja e Suedisë, Holandës dhe Gjermanisë, si dhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, janë solidarizuar me këtë marshim.
Diplomatja amerikane shihet me flamurin e LGBTI në dorë, e cila mesa duket mbështet anëtarët e këtij komuniteti.
Loading...