Këngëtarja e Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari janë vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e bëri me dije vetë çifti një ditë më parë, ku treguan se nuk ishte ashtu si shumë të tjerë kanë treguar. Këngëtarja bëri të ditur që deri tani nuk ka asnjë efekt anësor.
“Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë, shumë keq, sikur të të hyjë plumbi në krahë. Por nuk është asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jem mirë”, ka thënë ajo.
39-vjeçarja e “zhdukur” nga projektet muzikore, duket se është kthyer në jetë normale. E vetmja gjë publike e saj tashmë është dokumentari i saj, që nuk e ka pritur aspak mirë.
Loading...