Mes lotève dhe dhimbjes përcillen drejt banesës së fundit Veton dhe Lindita Musai

I është dhënë sot lamtumira e fundit Veton dhe Lindita Musait, të cilët u vranë nga babai i vajzës në orët e fundit të 31 Dhjetorit.

Kanë qenë miq dhe familjarë, ata që mes lotësh i kanë dhënë lamtumirën e fundit çifitit të të rinjve, që vetëm pak ditë më parë kishin festuar 1 vjetorin e martesës së tyre dhe dukeshin kaq të lumtur.

Shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç, për arsye që ende nuk dihen. Lindita do të vdiste menjëherë, ndërsa Vetoni pavarësisht se luftoi për disa orë me radhë ndërroi jetë po ashtu si bashkëshortja e tij me sytë e shkuar.

Policia në Australi pritet të marrë në pyetje babain vrasës, i cili po ashtu pas krimit makabër tentoi ti jepte fund jetës së tij dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Marrëdhënia mes babait dhe vajzës nuk kishte qenë asnjëherë e mirë, madje Shaptafaj nuk kishte qenë as në fejesën dhe as në martesën e çiftit.

Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.

Loading...