Mes lotëve, rrëfehet personazhi i famshëm që po bën namin në dokumentarin nga gjigandi Netflix: ‘Iu luta Nënë Terezës’

E kush mund të harroi Wanna Marchi dhe Stefania Nobile, dyshja e telemarketingut në Itali që u kthyen nga më të dashurat në më të urryerat. Historia e tyre sëfundmi është kthyer në një dokumentar nga gjigandi Netflix, e për këtë ishin të ftuara ekskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

Mikeshat të pandara të ekranit të Abc, Wanna dhe Stefania vulosën dashurinë dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Ato shprehën se dashurinë e paqen, pas 9 viteve burg në Itali, e kanë gjetur në vendin tonë.

“Të merren me punët e tyre italianët. Nuk mundem më. Dua të jetoj këtu. Dua të jetoj vitet e fundit të jetës sime me ju, sepse me pëlqen populli e më pëlqen këtu. Jam lodhur nga Italia, por unë këtu në Shqipëri jetoj Italinë e shumë viteve më parë kur isha vajzë. Kur njerëzit kishin zemër dhe ndihmonin njëri tjetrin. Nuk e jetoj këtë gjë më në Itali dhe e jetoj këtu. Duam të rrijmë këtu gjithmonë nëse na doni dhe ju.” – shprehu Marchi.

Por ngjarjet bombastike të ndodhura në kulmin e televizionit Italian dhe pikërisht në shpërthimin e shitjeve televizive kanë lënë aq gjurmë mbi to por dhe mbi të gjithë popullin italian. Ndonëse rreth dy dekada më vonë, si shprehen Wanna dhe Stefania mbi mashtrimet dhe shitjet e produkteve të rreme, te dëmshme, apo dhe inekzistente në televizion?
“Unë nuk mendoj se kemi bërë një gjë dhe aq të keqe. Kur ne shesim iluzionin në telefon dhe ata marrin vetë, çdo gjë ishte fallco por ne duhet të zhyteshim në këtë gjë që të ishim të parat e televizionit komerçial sepse pronari i këtij televizionit donte të monopolizonte. Të njëjtat gjëra që bëhen dhe sot në rrjete sociale që s’ka aq kontroll sa në televizion. Në kemi paguar taksat çdo muaj, këta online kujt ia paguajnë taksat?” – shprehu Stefania Nobile.

E teksa fliste për bashkëshortin e ndarë nga jeta vetëm pak kohë më parë, martesa e dytë që për Wannën ishte si parajsa në tokë, kjo e fundit përlotet nga pyetja e Ermalit; do të donte ta kishte ndarë suksesin me të?

“Një ditë Nënë Terezës iu luta të merrte 5 vite nga jeta ime dhe t’ja jepte atij. Mesa duket nuk e bënte dot, dhe vajti kështu.” – rrëfeu Wanna ndër lot, e cila u pasur nga e bija Stefania që shtoi:

“Edhe për këtë të falenderoj Ermal sepse në Itali kemi dalë gjithandej dhe askush nuk na e ka pyetur këtë. Është një shtet që do të shoh vetëm të keqen. Kanë arrestuar edhe atë sepse ishte burri i Wannës. Na vjen shumë keq që nuk e shikon dot serialin.”

Loading...