Mes parcelave me kanabis, Artan Hoxha: Ju tregoj si hyra, ishin plot prodhim dhe të majme

Gazetari invetigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje nga xhirimet brenda parcelave me kanabis në veri të vendit. I ftuar në studion e Abc News ai tha se zona ku është kultivuar kanabisi kufizohet me Tropojën.

Hoxha theksoi se parcela ishte gati për korrje dhe prodhimi kishte shumë rendimet. Por si u fut? Artan Hoxha tregon se shfrytëzoi një moment kur punëtorët ndërronin turnet.
“Ato koordinata nuk kanë qenë të mbuluara nga avioni. Është një zonë që ndan Kukësin me Shkodrën, Tropojën me Shkdorën dhe Malësinë e Madhe. Zona kufizohet me Tropojën. Bie në sy edhe nga vitet e tjera që kanë vëzhguar, nuk kam parë bimë kaq të shëndosha dhe të “majme”. Kultivuesit ishin detyruar që edhe degët e poshtme ti lidhin me spango që të mos këputeshin dhe të mos shkonin dëm.

Këto bimë ishin mbjellë në 10 qershor dhe e kishin bërë ciklin. Ndryshe nga shumë vende, këto bimë kishin rendimet shumë të lartë. Kam parë parcela në Jug, por nuk kam parë të këtij rendimenti. Të gjithë ata që merren me kanabisin, më kanë thënë “ku e gjete”, sepse bie në sy, janë bimë të trajtuara mirë, të ushqyera mirë, me pleh dhe ujë. Shqipëria ka një standard kualitativ të kultivimit të kanabisit. Ne kemi trajnuar ekspertë për kanabisin, e kanë bërë shkollën e jetës.

Loading...