Vetëm pak kilometra larg Tiranës në fshatin Kus të Kasharit ndodhet familja e Selim Musteqes.
Kjo familje e përbërë nga 7 anëtar jeton në një shtëpi që nuk plotëson as kushtet më minimale.
Për Report Tv kryefamiljari Selimi thotë se ka probleme shëndetësore dhe e ka të pamundur të punojë me kohë të plotë, dhe kjo po i vështirëson jetesën për t’u siguruar ushqim dhe kushtet minimale për 5 fëmijët.
Edhe kryefamiljarja, Mimoza gjithashtu tregon se e ka të pamundur të punojë për shkak të problemeve shëndetsore që ajo ka.
Të ardhurat e familjes Musteqe janë thuajse zero përveç disa shpendëve që ato kanë të cilat iu mundësojnë për të pasur pak të ardhura.
Momentalisht kjo familje nuk trajtohet as nga skema e ndihmës sociale për shkak të një çertifikate pronësia që i kanë kërkuar, ndërkohë që nuk kanë asnjë pronë në emrin e tyre.
Selimi na tregon se e vetmja ndihmë që ato përfitojnë vjen nga një shoqatë turke që mundëson shkollimin për dy djemtë e mëdhenj, ndërsa fëmijët e tjerë në pamundësi për studiuar merren me punë të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë familjes.
Ajo që sheh në familjen Musteqja janë frigoriferi i boshatisur, tavanet thuajse të rëna, muret e mykura dhe një sobë me dru për t’u ngrohur dhe për të gatuar. Selimi dhe Mimoza i bëjnë apel kujdo që ka mundësinë dhe institucioneve shtetërore për t’i ndihmuar./Shqiptarja
https://youtu.be/NU0e7bbDPL8