Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ju uron mirmëngjes shqiptarëve me citate të shenjta që i përkasin librave të ndryshëm fetarë, nga Kur’ani, Bibla apo Fletorja e Bektashinjëve.
Mirëpo, këtë herë Rama ka postuar thënien e Hafiz Ali Korçës, i cili thotë që feja myslimane të mëson që kur bëhet fjala tek Atdheu nuk duhet të kursesh asgjë.
“Fjalët e shenjta. Nga Hafiz Ali Korça tek ‘Mirë se ke ardhur’: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirt, as fëmijë fare gjë në botë. Po ç’kriji të gjitha veç shpëto atdhenë se n’atdhet të dashur mundet t’a mbash fenë”, – shkruan Rama.
Kujtojmë se Rama ka marrë kritika të shumta për këtë vendim të tijin duke postuar çdo ditë citate nga besime të ndryshme. Ditën e djeshme, në mbrëmjen tradicionale me ambasadorët e huaj në vendin tonë, ai u shpreh se gjithsecili është i lirë të besojë dhe pse jo t’i citojë kudo, për sa kohë ndjehet mirë.