Mesazh inkurajues i mjekes shqiptare nga spitali i Brescia-s: ‘Jeta do të triumfojë’

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar mesazhin e një prej mjekëve shqiptarë që kanë shkuar në Itali për t’iu shërbyer pacientëve me COVID-19 gjatë ditëve të pandemisë.

Doktoreshë Ornela Gjelaj, e cila ndodhet në spitalin e Breshias, shfaqet optimiste se do të dalin triumfues në betejën kundër virusit, ndërsa theksoi se pavarësisht vështirësive, mbizotëron fryma pozitive.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali! #FORCA #JEMIMEJU

Loading...