Javët e fundit Alketa Vejsiu u vu në qendër të vëmendjes së mediave, kryesisht atyre onkline.
Shkak për këtë u bë historia e vogëlushit të ‘Piter Pan, Xheison Bafti.
I vogli i njohur si ‘Taramelja’ për shkak se nuk shqipton dot gërmën ‘k’, jetonte në kushte jo të mira në një fshat të Tiranës, ndërsa Alketa u zotua se do i ndryshonte atij jetën.
Vejsu bëri vazhdimisht thirrje për të ndihmuar ‘Taramelen’ dhe në në fund atij dhe familjes iu dhurua një banesë në Tiranë.
Mirëpo, e gjithë kjo histoi pati edhe kritika të shumta.
Ndërsa së fundmi duket se Alketa ka dashur tu japë një mesazh të gjithëve:
“Premtoni vetes të jeni kaq të fortë sa asgjë nuk mund të prishë paqen e mendjes suaj. Të flasësh për shëndetin, lumturinë dhe prosperitetin për çdo person që takon.
Për të bërë të gjithë miqtë tuaj, të ndjejnë se ka diçka të bukur tek të gjithë. Të shikosh anën e diellit të gjithçkaje dhe të realizosh optimizmin tënd.
Të mendosh vetëm për të mirën, të punosh vetëm për të mirën dhe të presësh vetëm më të mirat. Të jesh po aq entuziast për suksesin e të tjerëve saç jeni për suksesin tuaj.
Të harrosh gabimet e së kaluarës dhe të fokusohesh mbi arritjet më të mëdha të së ardhmes”- është një pjesë e shkrimit që ka postuar Alketa Vejsiu në profilin e saj në Instagram.