Ajo ka dhënë një mesazh shumë të fortë duke i kujtuar të gjithëve atë që kaloi në moshën 16-vjeçare.
“Njeriu duhet ta gjejë gjithmonë forcën, edhe ashtu i mbytur, ashtu duke vuajtur duhet të buzëqeshur. Sepse njeriu duke mbledhur gjithë këto forca arrin të shprehë atë që është vërtetë”, thotë Ambra.
Ndër të tjera, tregon se nuk ishte aspak e lehtë që të kuptonte rëndësinë e jetës teksa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali, por ia doli. “Janë ditët më të vështira që japin leksionet më të mira.
Jam e sigurtë që gjithë ju që vuani, do vijë dita që të jeni fitimtar. Dhe gjithë ato lot, vuajtje do ta kenë një kuptim. Gjejeni forcën brenda vetes dhe thoni ‘Unë mundem’ sepse ‘Ti mundesh’”, përfundon mesazhi i Ambrës.