Ashtu siç është vendosur nga qeveria, viti 2019 do të nisë pa lloto sportive, pasi ata do të mbyllen. Këtë lajm e ka kujtuar sot edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili iu thotë ‘lamtumirë’ pikave të basteve në kryeqytet.
Kryeministri Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të shkrepur gjatë heqjes së reklamave të bizneseve që shërbenin si lloto. Biznese që pas 31 dhjetorit, sipas vendit të qeverisë, nuk do të funksionojnë më.
Ai ka postuar në faqen e tij në FB një foto nga heqja e tabelës mbi një nga pikat e llotove në kryeqytet shoqëruar me një fjalë të vetme “Lamtumirë✋”.
Loading...