Kryeministri Edi Rama konfirmon rikandidimin e Erion Veliajt për një tjetër mandat në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.
Mbrëmjen e sotme është zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën tek Katedralja e Kishës Ortodokse.
Mbrëmjen e sotme është zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën tek Katedralja e Kishës Ortodokse.
Burime për Report Tv pohojnë se Rama ka pyetur Asamblenë “A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?” Ndërsa asambleja nuk propozoi emër tjetër duke çuar kështu Erion Veliajn drejt rikonfirmimit.
Më pas kreu i qeverisë shtoi se ‘Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin’.
Në fund Rama kishte një mesazh edhe për krizën politike pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave. “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata” tha ai.
Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit, ndërsa kërkon zgjedhje të parakohshme, pasi sipas saj janë rruga e vetme për të dalë nga kriza, por Rama thotë se zgjedhjet lokale do të bëhen.