“Meshkuj që nuk edukoni dot hormonet tuaja të çrregullta, vendosni dryn zinxhirit të pantallonave”, shpërthen keq vajza e Niko Peleshit:

Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, lidhur me përdh*nimin e dy vajzave të mitura ka reaguar vajza e ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, Alesia Peleshi.

Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, Alesia dënon aktet dhe jep një mesazh për shoqërinë, prindërit, viktimat e këtyre ngjarjeve dhe meshkujt.

Ndër të tjera Alesia shkruan:

Edukoni djemtë që të kenë respekt për të gjitha femrat jo vetëm për nënat, motrat apo kurshërirat e tyre. Dhe edukoni veten tuaj për të kuptuar që kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe psikologjike të një fëmije, nuk ka ‘turp nga çdo thonë njerëzia’. Denonconi në kohë. Ju viktima të ngacmimit sek*ual mos bini pre e sha*tazhit dhe manipulimit dhe mos heshtni. Jeni më të fuqishme nga sa mendoni.
Meshkuj që nuk edukoni dot hormonet tuaja të çrregullta, vërini ndonjë dryn zinxhirit të pantallonave.”

Loading...