Mesi i natës së vonë – Nga Pullumb Ahmeti (Krijuesit e Labërisë).

MESI I NATES SE VONE
Pullumb Ahmeti,

Mesi i natës së vonë
qiririn ndezur në krah
këmishën trupi lëshon
shtratit një pritje e gjatë.

Trupin zbuluar përgjysëm
flokët mbuluar një sup
mendimi rrjedh trishtushëm
qiriri me drite s’të mbush.

Tik taku rëndonte në pritje
pritja të shtonte vetminë
sytë derës ku pret trokitje
trokitjen e pret pa frymë.

Rreze derdh në ty hëna
zbardh në ty gjysmëgjinë
er` e mesnatës hyn brënda
mendimi të merr arratinë.

Këpucët kërcasin në shkallë
sytë e tu ngulitur në derë
portës u ndje trokitja ngadalë
zemra rrëmbimthi të rreh.

Vall portën mos shtyu era
hënëza shpejt mbylli synë
si yll t’u shfaqa te dera.
ti shtratit më prisje shtrirë.

Trupin e mblodhe pa pritur
shikimin hodhe në mua
e pashë që ishe mërzitur
ç’rrebesh ke mbledhur a s’thua?

Buzëqeshjen me rreze hëne
me puthje në ty e shkarkova
rrebeshin largova me ëndje
e faljen nga ty e pranova,,

Mesi i natës së vonë
mbuloi me vello misterin
një puthje buzës së hollë
shkëndij që s”pyeti për terrin.

Rrebeshin larguar zemra
çarçafin rrëzuar shtrati
prushëruar ndezur ndjenja
mesnatës harbuar mëkati,..
********************************
Varg Ahmetian 28/05/2015

Loading...