Mësoi se gruaja do ta linte për një tjetër, burri masakron familjen

Një burrë ka ekzekutuar gruan e tij dhe ka qëlluar ndaj binjakëve dy-vjeçarë të tyre që po flinin në krevatet e tyre, para se të kthente armën nga vetja, ka njoftuar policia.

40 vjeçari Alberto Accastello, kreu masakrën në agim në shtëpinë e tij në Itali, kur mësoi se gruaja do ta linte për një burrë tjetër, raportonin mediat vendase.
Açastello qëlloi gruan e tij Barbara Gargano, 38 vjeçe, dhe dy binjakët 2-vjeçarë Alessandro e Aurora, si dhe qenin e shtëpisë, para se të vetëvritej duke u qëlluar në kokë.

Sulmi u krye të hënën në ora 5 të mëngjesit në shtëpinë e familjes pranë Carignano, në rajonin e Peimonte, rreth 20 km larg Torinos.

Mjekët që erdhën në skenë dërguan me urgjencë fëmijët në spital por Alessandro vdiq gjatë rrugës, pasi ishte qëlluar teksa flinte në djepin e tij, konfirmoi mjeku ligjor Roberto Testi.

Motra binjake e të voglit Aurora, është e mbijetuara e vetme e tragjedisë, por mbetet ende në gjendje serioze për jetën në spitalin e fëmijëve në Torino.

Babai e bashkëshorti vrasës punonte në një kompani vendase ushqimore dhe mediat raportonin se ishte “në depresion prej disa kohësh” raportonte agjencia italiane Ansa.

Shefi i tij Giancarlo Cerutti e përshkruante atë si “punonjës model që çdo sipërmarrës dëshiron të ketë”.

“Por kishte qenë në depresion prej disa kohësh, ai kishte problemet e tij, siç kemi të gjithë problemet,” tha Cerutti për mediat.

Gruaja e tij i kishte thënë disa javë më parë se donte të ndahej për të nisur një jetë të re me jë burrë që kishte njohur në punë, dhe kishte nisur takimet me avokatët e divorcit.

Media lokale Torino Today shkruante se para vrasjeve Accastello i kishte treguar të vëllait për planin e tij djallëzor.

Vëllai i vrasësit kishte reaguar duke njoftuar policinë por kur këta të fundit hynë në banesë duke thyer derën, gruaja e ti kishte vdekur, ndërsa Accastello vdiq pak pas ardhjes së tyre.

Dy-vjeçari tragjik Alessandro vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa motra e tij binjake Aurora po lufton për jetën pasi është qëlluar në kokë.

Loading...