Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka dhënë 4 këshilla shumë të vlefshme se si duhet vepruar në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga COVID-i.
Ai citon Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani.
“National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron: Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.
1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.
2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.
3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.
4.Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut”, shkruan Panariti.