Mësoni cila ëmbëlsirë i përshtatet secilës shenjë të horoskopit

Mësoni cila ëmbëlsirë i përshtatet secilës shenjë të horoskopit

Dashi – Cinnamon Rolls

Personat që i përkasin shenjës së horoskopit Dashi janë të gatshëm për aventura. Cinnamon Rolls ju shoqërojnë përgjatë udhëtimit tuaj “të çmendur”.

Demi – Red Velvet Cake

Juve ju përshtatet kjo lloj ëmbëlsire, jeni një person i hijshëm, i qetë dhe që shkon me rrymën. Ëmbëlsira që ju përshtatet konsiderohet edhe si ndër më të mirat e botës kulinare.

Binjakët – Petullat

Ju jeni një individ madhështor dhe i gjallë, pikërisht si petullat. Asgjë nuk ia kalon dot atyre.

Gaforrja – Tullumbat

Si gaforre, jeni një njeri i ndjenjave dhe nuk interesoheni për të tjerët. Juve ju pëlqen individualizmi dhe thjeshtësia, cilësi që u përshtaten edhe këtyre ëmbëlsirave.

Luani – Cheesecake

Ju jeni një person me shije të softistikuar dhe inteligjente dhe keni nevojë për një embëlsirë, që do ta pasqyrojë këtë. Ashtu si cheesecake, ju mbeteni tifozë të klasikes.

Virgjëresha – Biskotat

Biskotat përshtaten me shenjën tuaj, jeni një njeri i kujdesshëm dhe plot me dashuri për të dhënë. E ku ka më mirë se të ndash biskota me të tjerë?

Peshorja – Brownies

Si Peshore, përfaqësoni një njeri të drejtpërdrejtë, të besueshëm dhe të thjeshtë. Ju jeni pikërisht si broënies, të pangatërrueshëm.

Akrepi – Soufflé

Ju jeni një person i urtë, por personaliteti juaj është i adhurueshëm. E si mund të jetë më ndryshe souffléja?

Shigjetari – Kadaifi

Si shenja e Shigjetarit, jeni njerëz që qëlloni drejt e në shenjë. Një ëmbëlsirë e ngatërruar, por mjaft e shijshme.

Bricjapi – Krepat

Keni aftësi të mira drejtuese dhe organizative. Preferoni ushqimet tipike e krepat i plotësojnë këto kritere. Ato mund të shoqërohen me mjaltë, çokollatë apo një larmishmëri frutash.

Ujori – Cupcakes

Si përfaqësues të kësaj shenje, jeni një njeri me shije të veçanta, që dallon prej turmës. Cupcakes është vërtet një ëmbëlsirë që ju përputhet.

Peshqit – Macarons

Jeni njerëz me një botë të pasur artistike e kreative. Keni shije specifike e macarons janë krijuar veçanërisht për ju.

Loading...