Mësoni më shumë për emojit, shkpikësin dhe fillimet e tyre

Askush nuk mund të “jetojë” pa emojit, gjatë kohës kur bisedojnë më dikë, apo kur postojnë një foto në rrjetet sociale. E keni pyetur veten kush na e bëri këtë nder?
Në vitin 1998 një burrë japonez i quajtur Shigetaka Kurita shpiku emoji. Në krijim të parë, emoji kishte vetëm 176 shprehje, dhe përfshinte emoji për motin, ushqimin, pijet, ndjenjat dhe disponimet.
Kurita u inspirua nga librat komik japonez të quajtur manga, dhe gjithashtu nga sistemi i shkrimit që përdoret në Japoni i quajtur kanji. Fjala emoji do të thotë fotografi dhe fjalë (e- fotografi, moji- fjalë). Emoji ishte një hit shumë i madh në Japoni dhe shumë shpejtë filloi të përdoret globalisht.
Popullariteti i emoji arriti kulmin në vitin 2010, kur ato u bënë pjesë e teknologjisë së Apple. Me kalimin e kohës edhe platformat sociale filluan të adaptojnë versionet e tyre të emoji.

Loading...