Toka është planeti i tretë në sistemin diellor, ndërkaq sipas largësisë nga Dielli është e pesta për nga madhësia. Edhe pse tërë jetën jetoni në këtë top të mrekullueshëm të kaltër – a keni pyetur ndonjëherë se sa dini vërtet për të?
1. Toka është i vetmi planet në Sistemin diellor në të cilin ka pllaka tektonike.
2. Vlerësohet që temperatura në brendësinë e Tokës është midis 5.000 dhe 7.000 gracë celsius.
3. Nuk është për t’u çuditur që astronautët e quajtën Tokën ‘planeti i kaltër’, duke pasur parasysh që rreth 70% e sipërfaqes është e mbuluar me ujë.
4. Pothuajse i tërë uji në Tokë është i njelmët, përkatësisht 97%!
5. Në Antarktik ka aq shumë akull sa ka Oqeani Atlantik ujë.
6. Në oqeanet botërore jetojnë deri në një milion lloje të ndryshme organizmash. Nga to, dy të tretat akoma nuk janë klasifikuar.
7. 90% e të gjitha vullkaneve aktive ndodhin në oqeane.
8. 99% e arit gjendet në bërthamën e Tokës. Sikur të mund të nxirrnim këtë ar dhe të mbështillnim me të planetin, do të fitonim shtresën e arit të lartë 1.5 metra.
9. Një bakter është gjendur në thellësinë e Tokës prej 2.8 kilometra. Ato mbijetojnë ashtu që përdorin radioaktivitetin e uraniumit, për të shndërruar ujin në energji.
10. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ka qenë 57,8 gradë celsius – në vitin 1922 në El-Azi, Libi, Më e ftohtë ka qenë më 1983 në Vostok Station në Antarktik – 89,2 gradë celsius.
11. Në Austri janë gjendur fosilet e baktereve të vjetra 3.5 miliardë vjet. Këto baktere kanë ekzistuar edhe para se atmosfera e Tokës ka pasur oksigjen.
12. Çdo vit, kontinentet largohen nga njëri-tjetri për afro 2 cm.
13. Çdo ditë, në Tokë lindin rreth 200.000 njerëz, ndërkaq, sipas disa vlerësimeve, deri tani në planet kanë jetuar 106 miliardë njerëz. Çdo sekondë vdesin dy njerëz.
14. Hulumtuesit kanë llogaritur vjetërsinë e Tokës duke u mbështetur në vjetërsinë e shkëmbit më të vjetër në planet, si edhe në meteoritë, të cilët janë zbuluar në Tokë (këta meteoritë janë formuar në të njëjtën kohë kur është formuar edhe pjesa tjetër e Sistemit diellor). Pas hulumtimeve të hollësishme është konstatuar që Toka është e vjetër rreth 4,54 miliardë vjetësh.
15. Koncentrimi më i madh i jetës në planet gjendet përreth brigjeve koralore. Ato janë konkurrenca e drejtpërdrejtë e maleve të shirave, duke pasur parasysh që brigjet koralore janë organizma të gjallë. Ato e përbëjnë strukturë më të madhe të gjallë në Tokë.
16. Pika më e thellë në fund të oqeaneve është 10.916 metra (lugina Marijansk). Pika më e thellë e cila nuk është mbuluar me ujë është 2.555 metra (Bentley Subglacial në Antarktik).
17. Mount Everesti është mali me lartësinë më të madhe mbidetare, është i lartë 8.848 metra.
18. Deri tani janë hulumtuar vetëm 5% e oqeaneve.
19. Nëse do të mund ndanim këtë planetin tonë në grumbuj materialesh nga të cilët do të përfitonim: 32,1% hekur, 30,1% oksigjen, 15,1% silic, 13,9% magnez, 2,9% sulfur, 1,8% nikel, 1,5% kalcium dhe 1,4% alumin. Pjesa e mbetur 1,2% përbëhet nga shumë elemente të tjera.
20. Besohet se kontinentet në Tokës shumë herë janë bashkuar dhe janë ndarë, ndërkaq ‘superkontinenti’ i fundit i njohur ka qenë Pangea. Ai ka filluar të shkatërrohet para më shumë se 200 milionë vjetësh, ndërkaq nga ai janë krijuar kontinentet të cilat janë sot.
21. Vullkani Stromboli në bregdetin perëndimor të Italisë Jugore është vullkani më aktiv në botë. Ky vullkan është i njohur si “Fanar në Mediteran”, ka shpërthyer pothuajse pa ndërprerë tashmë 2.000 vjet.
22. Organizmi më i madh i gjallë në planet është kërpudha Armallaria. Jeton nën tokë në Oregon dhe përfshin sipërfaqe pothuajse 9 kilometra katrorë.
23. Në Tokë gjenden rreth 500 vullkane, madje 80% e sipërfaqes (mbi oqeane) përbëhet nga toka vullkanike.
24. Tokës nuk i nevojiten 24 orë që të sillet rreth boshtit të vet. Pikërisht, i duhen 23 orë, 56 minuta edhe 4 sekonda.
25. Gravitacioni dallohet në tërë botën, varësisht nga largësia e bërthamës së Tokës. Kjo do të thotë që për shkak të forcës së gravitacionit në lokacione të ndryshme do të jetë (teknikisht) më e lehtë apo më e rëndë, edhe pse këtë dallim kurrë nuk do ta ndiejmë.
26. Hëna nuk është trup i vetëm qiellor i cili sillet rreth planetit tonë. Asteroidet 3753 Cruithne dhe 2002 AA29 gjithashtu sillen rreth Tokës.
27. Çdo ditë në atmosferën tonë hyjnë rreth 100 tonë meteoritë të vegjël të cilët kryesisht janë vetëm grimca pluhuri.
28. Në Tokë ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje të organizmave të gjallë, sipas vlerësimeve të botuara më 2011. 6,5 milionë lloje në tokë, ndërsa 2,2 milionë të tjerë në ujë.
29. Sipërfaqja e Tokës është 510.065.284 km katrorë. Kontinenti më i madh është Azia e cila përfshin 44.309.978 km katrorë (30% të sipërfaqes së përgjithshëm tokësore). Shteti më i madh është Rusia e cila ka rreth 12% të sipërfaqes tokësore.
30. Dita e planetit të Tokës apo Dita e Tokës (angl. Earth Day) shënohet çdo 22 prill në më shumë se 15 shtete të botës. /NGJYRA.COM/