Mësoni se sa shpesh duhet të lahen çarçafët

Ti sapo mbarove ditën më të lodhshme të punës dhe ndjen që s’ke fuqi as për të ngrënë.

Tani që më në fund mbërrite në shtëpi, gjëja e parë që do të bësh është të hidhesh në shtrat mes çarçafëve të bardhë dhe të flesh.

Ndalojmë pak këtu. Çarçafët nuk janë gjithnjë të bardhë sepse varet sa shpesh i lan, prandaj kur shtrihesh mos u habit nëse gjen baktere, lëkura të vdekura apo ngjyrë të verdhë aspak të këndshme.

Tani që i pe dhe nuk rri dot më asnjë sekondë mbi të, pyet veten: “Kur i lava? Sa herë duhet t’i laj?”

Pyetja një-milion-dollarëshe, merr përgjigje. Çarçafët tuaj duhet të lahen minimumi një herë në javë. Kjo nëse përgjatë ditëve nuk shtriheni me rrobat e rrugës mbi shtrat. Nëse larja e çarçafëve është e mjaftueshme një herë në javë, këllëfët e jastëkëve duhet të ndërrohen minimumi 2-3 herë në javë, transmeton Klan Kosova.

Çarçafë të pastër= më pak puçra?!

Nëse bëni pjesë në grupin që i ndërroni një herë në muaj, ky është problem. Por ndërrimi i çarçafëve çdo ditë nuk do t’ua përmirësojë fytyrën. Ky rregull ndryshon kur ne bëjmë mëkatin të flemë me makeup apo kur djersitemi shumë gjatë natës.

Po ç’vlerë ka t’i lajmë kaq shpesh nëse lëkura jonë nuk përmirësohet? Gjithë bakteret e dëmshme të ditës grumbullohen aty, shkruan anabel. Sa më shumë ta shtyni ditën e larjes, aq më shumë shumohen ato.

Loading...