Mësoni si është e vërteta e hudhrës që ‘lufton’ koronavirusin

Coronavirus vazhdon të regjistrojë shifra të frikshme në të gjithë botën, ndërkohë që shkencëtarët ende nuk po arrijnë t’i gjejnë kurën e duhur.

Fatkeqësisht, kjo gjendje e rënduar në të gjithë globin ka përhapur edhe një numër të pafundëm këshillash shëndetësore, duke nisur që ato më të padobishmet, por relativisht të padëmshmet, deri edhe tek të rrezikshme.

Disa prej këtyre këshillave që përhapen në internet është edhe ajo që ka të bëjë me konsumin në masë të hudhrës. Çfarë thotë për këtë shkenca? Si është e vërteta e hudhrës?

Shumë postime që rekomandojnë konsumin në masë të hudhrës në këtë periudhë janë shpërndarë edhe në rrjete sociale.

Organizata Botërore e Shëndetit (World Health Organization) thotë se, edhe pse hudhra njihet si “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka prova që konsumi i saj në masë të mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Në shumë raste, këto lloj rekomandimesh nuk janë të dëmshme në vetvete, për sa kohë që nuk ju pengojnë të ndiqni këshillat mjekësore të bazuara në prova.

Por ato kanë potencial të jenë të tilla dhe mbetet vetëm kaq.

“The South China Morning Post” raportoi historinë e një gruaje, e cila duhej të merrte trajtim spitalor për dhimbje fyti të acaruara, pasi konsumoi 1.5 kg hudhër të gjallë.

Ne të gjithë e dimë se të hash fruta dhe perime, apo edhe të pish ujë shpesh gjatë ditës të bën mirë për të qenë i shëndetshëm. Megjithatë, nuk ka prova ushqimesh specifike që të ndihmojnë në mënyrë të veçantë për të luftuar këtë/ virus./ Gazeta Express

Loading...