Mësuesi australian: Shqipëria vend i bukur dhe me njerëz të mrekullueshëm!

Një mësues australian ka ndërmarrë një sfidë me veten për të udhëtuar nga Rumania drejt Venecias me një varkë të vogël.

Në një intervistë për News24, Sandy Mackinnon tregoi rreth aventurës së re dhe mbërritjen në Shqipëri, ku shprehet se ka vende shumë të bukura.

Aventura e tij ka nisur në Rumani prej disa muajsh ku pasi mori disa sende personale, e nisi rrugëtimin e tij drejt të panjohurës.

Pasi ka kaluar disa vende, ku e fundit ishte Greqia, ai u ndal në qytetin e Vlorës pasi pranë Dhërmiut varka e tij u dëmtua.

Pas riparimit të varkës, Mackinnon pritet të vijojë udhëtimin e tij drejt Venecias.

“Jam nga Australia dhe kam ardhur me këtë varkë që nga Rumania. Kam vizatuar Bullgarinë, Turqinë, Greqinë dhe tani jam në vendin e bukur të Shqipërisë. Destinacioni im është të shkoj drejt Venecias.

Por, kam ndaluar sot këtu, pasi më është dëmtuar varka dhe për pasojë ka marrë ujë. Jam 60 vjeç dhe mendova se kam kohë edhe për një tjetër eksperiencë.

Shqipëria më pëlqen pasi ka njerëz miqësor dhe të mrekullueshëm. Po bëj 4 ditë këtu dhe më pëlqen shumë. Është e mbushur me njerëz të mrekullueshëm”, u shpreh Mackinnon për News24.

Loading...