Një video ku mësuesja ushtron dhunë ndaj një nxënësi është bërë virale në rrjet.
Incidenti ndodhi nga përdorimi i celularit nga ana e nxënësit.
33-vjecarja u acarua shumë kur pa adoleshenten duke përdorur një celular në vend të fletores dhe ia tërhoqi nga dora.
16-vjecarja filloi ti fliste me zë të lartë dhe shtyu karrigen duke e provokuar vazhdimisht mësuesen që ti kthente telefonin, derisa erdhi shuplaka.
Incidenti është filmuar nga studentet e tjera në gjimnazin “San Souci Girls” në Cape Toën.
Mësuesja humbi kontrollin dhe goditi nxënësen e klasës së nëntë me një shuplakë që frikësoi të gjitha vajzat e tjera.
Policia ka konfirmuar se të dyja kanë paraqitur ankesa për njëra-tjetrën, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.