Ndër këto absurditete shqiptare, është dhe rasti i një mësueseje kimie që është futur live përmes celularit të saj në rrjetet sociale gjatë orës së mësimit në klasë.
Mësuesja bënte video-selfie por edhe filmonte nxënës të tjerë, teksa po realizonte një eksperiment gjatë orës së mësimit.
Në videot e tjera të kësaj rubrike, veçojmë rastin e një makine që është fotografuar duke ecur kundravajtje në autostradë.
Në një video tjetër denoncohet serumi i vendosur me ngjitës në krahun e një të sëmuri. Kurse në Shkodër, një qytetar që ecën me bicikletë po transporton edhe dyshekun në kokë.
Loading...