Një mësuese 62 vjeçe në Itali vdiq 4 ditë pas injektimit të vaksinës anti-Covid-19. Vdekja e Annamaria Mantile alarmoi familjen e saj dhe kolegët.
Fillimisht u raportua se 62-vjeçarja humbi jetën si pasojë e injektimit të vaksinës, por rezultatet e autopsisë zbuluan shkakun e vërtetë. Ato tregojnë se mësueja nuk kishte patologji të mëparshme, por vdekja e saj mund të dyshohet se u shkaktua nga një infarkt i zorrëve.
(Infarkti i zorrëve është një sëmundje kirurgjikale në të cilën ndodhë nekroza e murit të zorrëve. E njëjta patologji quhet ndryshe; pengesa akute mezenterike ose tromboza akute mezenterike. Në varësi të enës së prekur, izolimi i bllokimit arterial, venoz të zorrëve).
62-vjeçarja kishte pasur të vjella për shkak të bllokimit të zorrëve. Ekzaminimi i autopsisë u krye nga një kolegj ekspertësh, konsulentësh teknikë, të caktuar nga Prokurori Publik i Napolit.
Mediet italiane raportuan se 72 orë pas vaksinimit, mësuesja kishte shfaqur dhimbje barku dhe dehidrim e pas mbërritjes në spital, 62-vjeçarja ndërroi jetë.