Meta apel: Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin, duhet ndalur sa më parë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e konsideron largim e trurit dhe rinisë një plagë të madhe për vendin. Ai bën thirrje për ta ndalur sa më parë këtë gjë, duke ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi.
MESAZHI I METËS

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.

Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.
Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! ????????

Loading...