Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër pas aksionit të IKMT dhe policisë në zonën e Unazës së Re ku nga përplasjet janë plagosur 7 banorë.
Meta e cilëson të papranueshme dhunën ndaj banorëve që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre dhe të patolerueshme arrogancën.
Kreu i Shtetit iu bën thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.
“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.