I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimin e Edi Ramës, i cili nuk e njeh dekretin e ri të datës së zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk duhet që populli të ndahet.
Pyetje: Po Rama e ka kundërshtuar datën e re të zgjedhjeve
Meta: Unë shpresoj në reflektimin e të gjithëve. Se cili është qëndrimi i Ramës është i tiji në raport me paqen sociale.
Axhenda ime nuk është Rama ik, por Edi reflekto! Jo provokime të një shteti paralel.
Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë që ai nuk do të reflektojë?!
Kemi orë, kemi ditë. Sepse të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar.
Loading...