Meta bën ‘bashkë’ Ramën dhe Bashën, mbledhja e Këshillit të Sigurisë zhvillohet sot në orën 12:00

Në rrethana të pazakonta, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e sotme në orën 12:00, për shkak të masave kundër COVID-19. “News24” dhe ‘BalkanWeb” kanë zbardhur detaje të reja nga kjo mbledhje.

Mësohet se presidenti Ilir Meta kishte propozuar që kjo mbledhje të mbahej në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që pas diskutimeve u vendos që ajo të bëhet online.

Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi dje dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, pas ftesës publike që i bëri Meta.

1. Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

2. Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Loading...